Këngëtarja Tina Turner blen prona me vlerë 76 milion euro në Zvicër

Këngëtarja Tina Turner blen prona me vlerë 76 milion euro në

Këngëtarja Tina Turner dhe bashkëshorti Erwin Bach blenë një pronë prej 76 milionë dollarësh në liqenin e Zyrihut në Staefa.

Lajmi u konfirmua nga vetë Bach, i cili gjithashtu saktësoi se ndër arsyet që çuan në blerjen është pandemia e Covid-19 dhe vështirësia për të udhëtuar pa kufizime.

Sipas Associated Press, streha e yllit 82-vjeçare dhe bashkëshortit të saj përfshin një park 24,000 metra katrorë, një duzinë ndërtesash, një pellg, një përrua, një pishinë dhe një skelë me super pamje.

Aktorja dhe këngëtarja amerikane, zvicerane e natyralizuar, prej rreth 30 vitesh jeton me qira në qytetin Küsnacht me bashkëshortin e saj.

Çifti u martua në vitin 2013 pas një lidhjeje të gjatë. Ata jetojnë në Zvicër që nga viti 1994.

Më herët tenisti zviceran Roger Federer (ANSA) kishte vënë syrin kësaj pronë, blerja e së cilës u finalizua vitin e kaluar.

EMISIONET