Katër amerikanë të rrëmbyer nga persona të armatosur në kufi me Meksikën, FBI ofron shpërblim për gjetjen e tyre

Autoritetet meksikane dhe amerikane po punojnë së bashku për të gjetur katër amerikanë të cilët u sulmuan nga persona të armatosur në veri të Meksikës dhe u rrëmbyen menjëherë pasi kaluan kufirin mes dy vendeve.
Katër amerikanët, identitetet e të cilëve nuk janë bërë të ditur, ishin në një furgon të bardhë me targa të Karolinës së Veriut kur kaluan nëpër Matamoros, shteti Tamaulipas, Meksikë, të premten e kaluar, tha Ambasada e SHBA, duke bërë thirrje për ndihmë nga qytetarët për të identifikuar rrëmbyesit.
-
-
Shoku i Luizit: Unë nuk do e duroja dot Kiarën
6 Mars, 22:17
Personat e armatosur dyshohet se kanë qëlluar pasagjerët e furgonit dhe më pas i kanë futur në një automjet tjetër dhe janë larguar nga zona.
Një zyrtar meksikan i tha Reuters se viktimat e rrëmbimit ishin tre burra dhe një grua.
Ambasadori amerikan në Meksikë, tha se një "meksikan i pafajshëm" u vra gjatë incidentit.
Presidenti meksikan tha sot se amerikanët kaluan kufirin për të blerë ilaçe dhe se Ministria e Sigurisë Publike po punonte me FBI-në për të gjetur pengjet.
FBI ofroi një shpërblim prej 50,000 dollarësh për kthimin e të katërve dhe arrestimin e të përfshirëve në këtë rast.
Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti Joe Biden është informuar për rrëmbimin "të papranueshëm" të katër amerikanëve.
Zëdhënësja Karine Jean-Pierre tha se Uashingtoni është gati të ofrojë ndihmën e duhur konsullore dhe konfirmoi se zbatimi i ligjit amerikan është në kontakt me homologët e tyre meksikanë.
With mexican armed forces like these, being chased out of towns by cartel thugs, it certainly complicates finding the 4 USA citizens kidnapped in Matamoros. @lopezobrador_ policy of "hugs not bullets" against the cartels have made them flourish even more.#Mexico #Narcostate pic.twitter.com/ZwDprRJUXL
— David Wolf (@DavidWolf777) March 6, 2023


