KARBURANTI NË BE ME “RACION” / Sllovenia shteti i parë që kufizon konsumin e karburantit

Sllovenia bëhet shteti i parë i BE-së që vendos racionimin e karburantit. Sipas rregullave të reja, qytetarët do të mund të furnizohen deri në 50 litra karburant në ditë, ndërsa bizneset e fermerët deri në 200 litra. Masat vijnë pas tensioneve globale që kanë ndikuar tregjet energjetike dhe përfitimi i vendeve fqinje nga çmimet e ulëta në Slloveni.

KARBURANTI NË BE ME “RACION” / Sllovenia shteti i parë

Sllovenia ka ndërmarrë një hap të paprecedentë duke u bërë shteti i parë që vendos kufizime në furnizimin me karburant, në përpjekje për të përballuar pasojat e krizës ndërkombëtare energjetike. Vendimi vjen në një moment kur tregjet globale janë tronditur nga tensionet gjeopolitike dhe ndërprerjet në furnizim.

Sipas rregullave të reja, qytetarët do të mund të furnizohen deri në 50 litra karburant në ditë, ndërsa bizneset dhe fermerët deri në 200 litra. Zbatimi i këtyre kufizimeve do të monitorohet drejtpërdrejt nga stacionet e karburantit, të cilat janë ngarkuar të kontrollojnë respektimin e masave.

Një nga arsyet kryesore të këtij vendimi është rritja e ndjeshme e kërkesës, e nxitur edhe nga fenomeni i ashtuquajtur “turizëm karburanti”. Shoferë nga vendet fqinje, veçanërisht nga Austria, kanë kaluar kufirin për të përfituar nga çmimet më të ulëta në Slloveni, duke krijuar radhë dhe presion mbi furnizimin vendas.

Autoritetet kanë siguruar se rezervat janë të mjaftueshme dhe se nuk pritet mungesë, megjithatë kanë inkurajuar masa më të rrepta për të huajt.

Ndërkohë, situata ka shkaktuar reagime të ndryshme. Disa sllovenë i shohin vizitorët si një bezdi, duke shkaktuar radhë dhe mungesa për vendasit.

Të tjerë, megjithatë, janë më mikpritës, duke vënë në dukje se një pjesë e mirë e "turistëve të karburantit" e kalojnë ditën duke ngrënë në restorante lokale dhe duke kaluar kohë në dyqane.

Megjithatë pabarazitë në çmime, do të vazhdojnë të sjellin "turistët e karburantit" do të vazhdojnë të rrjedhin përtej kufirit, duke reflektuar ndikimin kompleks të krizës në jetën e përditshme.

EMISIONET