Kapet në shtëpi bari shqiptari në Hartlepool, 5 vite burg pasi e kishte përsëritur krimin në vitin 2019
Shqiptari Ferbent Hoxha u gjet brenda një banesë në York Road, ku u gjetën 75 bimë kanabis me një vlerë rruge deri në 61 mijë paundë.
U zbulua se 22-vjeçari ishte dënuar me dy vjet burg për një vepër të ngjashme në fund të vitit 2019 dhe u deportua pas lirimit.
Por ai u kthye në Mbretërinë e Bashkuar në maj të vitit të kaluar dhe menjëherë pasi u lirua nga paraburgimi i imigracionit u kthye në mënyrat e tij të vjetra.
Prokurorja Emma Atkinson i tha gjykatës së Teesside Croën se policia theu derën e pronës në York Road më 5 korrik të këtij viti dhe gjeti Hoxhën.
Në një numër të madh çantash janë gjetur pajisje të ndryshme të përdorura për rritjen e kanabisit. Policia vendosi një vlerë rrugore të drogës në mes 20,440 dhe 61,320 £.
Hoxha ishte gjithashtu i lidhur me një fermë tjetër kanabisi në Leeds të gjetur në janar, ku u gjetën 54 bimë me vlerë deri në 55,700 £. Gjurmët e gishtave të tij u gjetën në pajisjet e rritjes.
Hoxha, nga York Rod, Hartlepool, u deklarua fajtor për prodhimin e një droge të klasit B.
Avokati pranoi se klienti i tij nuk po detyrohej të punonte në ferma, por tha se ishte ende i ri dhe kishte shpresë se mund të ndryshonte.
Ai u burgosi për pesë vjet pasi brenda javësh ose muajsh pas lirimit nga paraburgimi u përfshi në të njëjtin aktivitet kriminal për të cilin ishe dënuar në dhjetor 2019.