Kapet me 7 kg kokainë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Zvicër, si ra në gjurmët e policisë

Kapet me 7 kg kokainë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në

Një 24-vjeçar shqiptar, është vendosur në pranga nga policia zvicerane pasi është kapur me 7 kilogramë kokainë.

Sipas mediave zvicriane, shqiptari emri i të cilit nuk është bërë publik u kap gjatë një kontrolli në Zuchëil.

Ndërkohë droga e sekuestruar mësohet se kapte vlerën e qindra-mijëra franga.

Si u arrestua shqiptari

Policia zvicerane kishte rënë në gjurmët e shqiptarit pas lëvizjeve të tij të dyshimta. Por në momentin e parë që e ndaloi, konstatoi se shqiptari nuk kishte dokumente dhe për këtë arsye efektivët e dërguan në komisariat për verifikim.

Pas sqarimeve dhe hetimeve të mëtejshme, u urdhërua kontrolli i shtëpisë së 24-vjeçari ku u gjet dhe u sekuestrua droga

 

 

EMISIONET