Kapen me 1 mln euro kokainë, në pranga tre shqiptarët që furnizonin me drogë lokalet italiane

Kapen me 1 mln euro kokainë, në pranga tre shqiptarët që

Tre shtetas shqiptarë të moshës 34, 41 dhe 42 vjeç janë arrestuar ditën e sotme nga autoritetet italiane, pasi janë kapur e, pasi janë kapur me kokainë dhe marijuanë, që kapte vlerën e 1 milion eurove.

Mediat italiane, bëjnë me dije se janë sekuestruar dy kilogramë kokainë dhe dy marijuanë, ndërsa mësohet , droga do të shitej në lokalet e natës në Cagliari dhe zonën e bregdetit Poetto. Hetimet e kryera nga policia italiane nisën pas një raportimi për lëvizje të çuditshme të disa personave në një pallat në Viale Sant’Avendrace.

Mëngjesin e djeshëm, efektivët e policisë italiane kanë parë 42-vjeçarin shqiptar, i njohur pikërisht për përfshirjet e tij në trafikun e drogës, të hyjë në pallat dhe menjëherë më pas tij dy bashkatdhetarë të tjerë.

Sapo të tre hynë brenda në banesë, policia bastisi shtëpinë ku gjetën një çantë shpine e mbushur me drogë. Gjithashtu u sekuestruan celularë, bileta avioni, shënime me emra dhe materiale të tjera, shkruajnë mediat italiane.

Policia po merret me hetimet, për të gjetur se nga ka ardhur droga dhe nëse ka persona të tjerë përveç, shqiptarëve.

EMISIONET