Kaosi në Kabul, furnizimet mjekësore bllokohen në aeroport

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) paralajmëroi , sot, se më shumë se 500 ton furnizime mjekësore që duheshin dërguar në Afganistan kanë mbetur jashtë vendit për shkak të kaosit në aeroportin e Kabulit.
Zyrtarët e ndihmës thonë se furnizimet, përfshirë pajisjet kirurgjikale dhe pajisjet e kequshqyerjes, janë të nevojshme për të ndihmuar qindra mijëra njerëz të zhvendosur nga dhuna e fundit, shkruan BBC.
Mijëra njerëz janë larguar nga vendi ditët e fundit, por fluturimet komerciale kanë pushuar.
"Ndërsa sytë e botës tani janë drejtuar njerëzve që evakuohen dhe aeroplanët po largohen, ne duhet të marrim furnizime për të ndihmuar ata që kanë mbetur", tha zëdhënësja e OBSH -së Inas Hamam në një deklaratë për Reuters.

