Kampionia iraniane e shahut mori pjesë në kampionatin botëror në Kazakistan pa veshur hixhabin e detyrueshëm

Kampionia iraniane e shahut mori pjesë në kampionatin botëror

Kampionia iraniane e shahut, Sara Khadim al-Sharia , mori pjesë në kampionatin botëror 2022 në Kazakistan pa veshur hixhabin e detyrueshëm.

Këtë e ka bërë të ditur Iran international, i cili ka publikuar një foto të gruas së re të ulur para tabelës së shahut pa mbulesë. 

Pavarësisht presionit dhe represionit të dhunshëm të qeverisë së Teheranit, disa figura sportive dhe artistike vazhdojnë të protestojnë kundër hixhabit .

Rasti i Elnaz Rekabit- Një nga atletet e para iraniane që u shfaq në një garë pa mbulesë ishte Elnaz Rekabi gjatë garave të ngjitjes shkëmbore në Korenë e Jugut. Tani është radha e Sara Khadim al-Sharia, shahistja e parë iraniane e cila arriti të fitojë edhe titullin e mjeshtres ndërkombëtare të shahut në Kongresin e 84-të Botëror të Shahut në moshën 18-vjeçare.

Protestat pas vdekjes së Mahsa Amini-Protestat për vdekjen e të resë kurde Mahsa Amini i janë bashkuar edhe atletet femra si në garat e brendshme ashtu edhe jashtë Iranit.

Arrestimi i aktores Taraneh Alidoost-Dhjetëra artistë iranianë kanë publikuar gjithashtu foto dhe video me kokë të zhveshur, duke përfshirë Taraneh Alidousti, Katayoun Riahi, Hengameh Ghaziani dhe Sohaila Golestani. Disa nga këta artistë të arrestuar janë liruar përkohësisht me kusht, por Taraneh Alidousti , e cila ndodhet në burg që prej 26 dhjetorit, vazhdon të mbahet në Repartin 209 të Evinit,

EMISIONET