Kallas: U takon shteteve të vendosin për dërgimin apo jo të trupave në Ukrainë

Kur flasim për Bashkimin Evropian, duhet të dallojmë se janë shtetet anëtare ato që vendosin se kush dërgon trupa në Ukrainë, deklaroi përfaqësuesja e lartë e BE-së Kaja Kallas duke folur në Forumin Strategjik të Bledit. ”Ose të gjithë bien dakord ose secili vendos për trupat e veta”, theksoi ajo.
“Në nivel evropian, ajo që mund të kontribuojmë në garancitë e sigurisë ka të bëjë me misionin tonë ushtarak, pasi tani ka mbi 80 000 ushtarë ukrainas në stërvitje dhe, siç thamë, garancia më e fortë e sigurisë është një ushtri më e fortë ukrainase”, shtoi Kallas.
”Së dyti, kemi një mision civil që mbështet policinë dhe rojën kufitare. Mund t’i zgjerojmë këto mandate në mënyrë që ata të mund ta ndihmojnë më shumë Ukrainën”, tha ajo.
”Dhe e treta, është të mbështesim industrinë mbrojtëse të Ukrainës. Pra, këto janë çështje në nivelin e Bashkimit Evropian. Por, kur bëhet fjalë për trupat, atëherë shtetet anëtare vendosin në mënyrë autonome. Dhe sigurisht, këto diskutime janë duke vazhduar në Koalicionin e të Vullnetshëmve”, përfundoi Kallas.

