Ju gjetën 70 monedha në stomak, shpëton mrekullisht aligatori i rrallë

Një aligatori në një kopshët zoologjik në SHBA i janë hequr 70 monedha nga stomaku. Zbulimi u bë tek një aligator amerikan 36-vjeçar i rrallë leucist i quajtur Thibodaux, i cili ka lëkurë të bardhë dhe sy blu. Stafi në kopshtin zoologjik dhe Akuariumi Henry Doorly në Omaha në Nebraska e bëri zbulimin gjatë kontrolleve rutinë shëndetësore të 10 aligatorëve të tyre amerikanë.
Një paralajmërim është dhënë tani për vizitorët që të mos hedhin monedha në asnjë masë uji në kopshtin zoologjik sepse kafshët kanë tendencën ti hanë apo ti gëlltisin. Të gjitha monedhat u hoqën me sukses nga Thibodaux dhe ai është kthyer në habitatin e tij.
"Me ndihmën e trajnimit të tij, Thibodaux u vu në anestezi dhe u intubua për të na lejuar ta menaxhojmë atë në mënyrë të sigurt gjatë procedurës," tha Christina Ploog, veterinerja që drejtoi procedurën.
Aligatorët leucistë janë zvarranikë me variacionin më të rrallë gjenetik të aligatorit amerikan dhe ndryshojnë nga aligatorët albino, të cilët kanë sy rozë dhe humbje të plotë të pigmentit. Në fund të vitit të kaluar, një aligator leucist lindi në një park zvarranikësh në Florida.
I porsalinduri ishte aligatori i parë i bardhë që kishte zbritur ndonjëherë nga një fole e aligatorëve origjinalë leucistikë të gjetur në kënetat e Luizianës në 1987.


