Jo hotele të reja në Amsterdam! Vendimi ekstrem si masë e qytetit kundër turizmit masiv

Jo hotele të reja në Amsterdam! Vendimi ekstrem si masë e qytetit

Amsterdami ka vendosur të ndalojë ndërtimin e hoteleve të reja, si pjesë e luftës kundër turizmit masiv. Autoritetet lokale njoftuan vendimin duke argumentuar se kjo është përpjekje për ta mbajtur kryeqytetin e Holandës të jetueshëm si për banorët dhe për vizitorët.

Sipas planit të masave, një hotel i ri në Amsterdam mund të ndërtohet vetëm nëse mbyllet një hotel tjetër, me të njëjtin numër dhomash dhe nëse hoteli i ri do të jetë më i mirë, më i qëndrueshëm.

Megjithatë, nga rregulli përjashtohen ato godina të reja hoteliere të cilat e kanë marrë tashmë lejen e ndërtimit.

Qyteti evropian është përpjekur vazhdimisht ta kufizojë numrin e turistëve, të cilët arrijnë miliona në vit, kryesisht duke dekurajuar turizmin që lidhet me përdorimin e drogave dhe prostitucionit.

Me afrimin e sezonit veror, shumë vende i kanë reflektuar pakënaqësitë e tyre për numrin e lartë të vizitorëve. Së fundmi, Venecia ka miratuar tarifën për vizitorët ditorë, që është në vlerën 5 euro për personat mbi 14 vjeç.

Ndërsa në Spanjë, grupet e aktivistëve kanë dalë në protesta të vazhdueshme për të reduktuar numrin e turistëve me anë të politikave të ndryshme të qeverisë.

EMISIONET