Japonia “mbijeton” në Hënë/ Anija kozmike i mbijeton natës me ngricë dhe pa diell, e barabartë me dy javë në Tokë

Anija kozmike e Japonisë i ka mbijetuar natës së ashpër hënore, me ngricë dhe pa diell, e barabartë me dy javë në Tokë.
Agjencia hapësinore Jaxa njoftoi se mbrëmjen e së dielës anijes SLIM iu dërgua një komandë që mori përgjigje.
“Lajmi se mjeti hapësinor ka funksionuar pas natës së ftohtë hënore është domethënës”, shpjegojnë ekspertët, duke shtuar se kjo është një nga sfidat kryesore teknologjike që duhet kapërcyer nëse duam të krijojmë misione robotike ose njerëzore jetëgjata atje.
SLIM u ul pranë Ekuadorit të Hënës, ku temperatura në sipërfaqe arrin më shumë se 100 gradë C në mesditë, por më pas bie në -130gradë C gjatë natës hënore.
Anija u vendos në modalitetin e fjetjes pas uljes së vështirë në janar, që i pozicionoi panelet diellore në mënyrë të gabuar për t’u përballur me rrezet dhe për të gjeneruar energji.
Një ndryshim në drejtimin e dritës së diellit më vonë e lejoi atë të dërgonte fotografi, por u mbyll përsëri kur binte nata hënore.
JAXA deklaroi në atë kohë se pajisja e projektuar për studimin e hënës nuk ishte projektuar për netët e ashpra.
Ai tha se planifikonte të përpiqej të operonte përsëri nga mesi i shkurtit, kur Dielli do të ndriçonte në qelizat diellore të SLIM.
Por tashmë që I ka mbijetuar natës hënore, JAXA shpreson se do të jetë në gjendje të vazhdojë punën e saj normalisht.
Zbarkimi në janar e renditi Japoninë të pastën për zbarkim në Hënë - pas SHBA-së, ish-Bashkimit Sovjetik, Kinës dhe Indisë.
\Finally from 23:00 JST today/
— JAXA Institute of Space and Astronautical Science (@ISAS_JAXA_EN) January 19, 2024
[SLIM Moon landing: live broadcast ????]
Jan. 19 (Fri) 23:00~ JST
???? https://t.co/FTjt0Dm4tk
Please support SLIM as they take on the challenge of a high-precision pinpoint landing✨
You can send us your messages using the hashtag #SLIMMoonLive ???? pic.twitter.com/L7i1QWOy4v



