Jahti i milionerit britanik që vdiq nga ataku në zemër po bënte garë me atë të Silvio Berlusconi-t, ja ku po hetohet

Jahti i milionerit britanik që vdiq nga ataku në zemër po

Dy kapitenët e jahteve janë nën hetim pasi një milioner britanik u vra kur varka e tij u përplas në shkëmbinj në brigjet e Sardenjës.

Dean Kronsbein, 61 vjeç, u hodh në ujë pasi jahti i tij u përplas në një shkëmb ndërsa kapiteni i anijes ndërmori veprime evazive për të shmangur një anije tjetër.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Edhe pse ai u nxorr i vetëdijshëm nga deti, Kronsbein, pësoi një atak fatal në zemër në bordin e një jahti tjetër që e shpëtoi atë.

MailOnline zbuloji se kapiteni i anijes Mario Lallone dhe Luigi Cortese, kapiteni i një varke të quajtur Sëeet Dragon në pronësi të ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi, janë vënë të dy nën hetim nga autoritetet italiane.

Të dy kapitenët përballen me akuza të mundshme për vrasje nga pakujdesia dhe plagosje, dhe kjo vjen ndërsa hetuesit hetojnë mundësinë që jahtet po garonin në një zonë uji jashtë kufijve të tyre.

Hetuesit po shikojnë mundësinë që jahtet të ishin duke garuar me njëri-tjetrin pasi dëshmitarët folën se dy varkat ishin në një “kurs paralele” në momentin e incidentit.

Ka gjithashtu raporte se të dyja anijet ishin në një pjesë të ujit pranë një ishulli të vogël të quajtur Il Nibani që është teknikisht jashtë kufijve për anije të mëdha.

Të dy jahtet janë sekuestruar nga hetuesit ndërsa prokurorët vendas në Tempio Pausania hetojnë akuzat e mundshme për vrasje dhe plagosje.

Jahti i milionerit britanik që vdiq nga ataku në zemër po
Jahti ne pronesi te Silvio Berlusconit

EMISIONET