Izraeli sinjalizon dialog me Iranin: Bisedimet mund të nisin së shpejti

Izraeli sinjalizon dialog me Iranin: Bisedimet mund të nisin së

Ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara, Danny Danon, ka deklaruar se mundësia për zhvillimin e bisedimeve diplomatike me Iranin është reale dhe mund të ndodhë së shpejti.

Në një prononcim për mediat në selinë e OKB-së në Nju Jork, Danon theksoi se edhe pse është ende herët për të bërë vlerësime të plota për sulmet izraelite ndaj objekteve bërthamore iraniane, objektivi kryesor është arritur.

E dimë që arritëm ta shtyjmë programin. Arritëm të eliminojmë kërcënimin e afërt që kishim,” tha ai.

Në të njëjtën kohë, Danon u shpreh se është koha për të ndërtuar ura dhe partneritete në rajon, duke lënë të kuptohet se Izraeli është i hapur për normalizimin e marrëdhënieve me vende të tjera arabe, njësoj siç ka ndodhur me Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreinin dhe Marokun përmes Marrëveshjeve të Abrahamit.

EMISIONET