Izraeli: Hamasi nuk ka dhënë ende listën e pengjeve për t’u liruar

Izraeli: Hamasi nuk ka dhënë ende listën e pengjeve për

Izraeli nuk ka marrë ende nga Hamasi listën e pengjeve të gjallë dhe të vdekur që duhet të lirohen në fazën e parë të një marrëveshjeje të mundshme të armëpushimit.

Për më tepër, sipas gazetës Israel Hayom, Hamasi po tërhiqet nga pozicionet e javëve të fundit.

“Hamasi po tërhiqet efektivisht nga zbutja që çoi në rifillimin e bisedimeve dhe po kërkon edhe një herë angazhimin e Izraelit për t’i dhënë fund luftës” dekson një zyrtar i lartë.

Dje, zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu njoftoi kthimin e ekipit negociator nga Katari për “diskutimet e brendshme në Izrael në lidhje me vazhdimin e negociatave”. 

EMISIONET