Izraeli godet Libanin/ Negociata vetëm po të ndalen bombardimet

Sulmet e fundit izraelite në Liban kanë vrarë të paktën 60 njerëz në pjesën lindore të vendit. Ndërsa njoftoi se e ka forcon mbrojtjen dhe sulmin duke blerë 25 avionëve luftarakë të gjeneratës së ardhshme, F-15.

Izraeli godet Libanin/ Negociata vetëm po të ndalen bombardimet

Pas fitores së Donald trump ministria e mbrojtjes se Izraelit forcuar ushtrinë, pasi sic e ben me dije të enjten ka nënshkruar marrëveshje për blerjen e 25 avionëve luftarakë.

Ndërsa sulmet e fundit izraelite në Liban kanë vrarë të paktën 60 njerëz rreth Baalbek në luginën Bekaa, në pjesën lindore të vendit, dhe 53 të tjerë janë plagosur.

Kjo është raportuar nga Ministria libaneze e Shëndetësisë, sipas Times of Israel. Fillimisht u deklarua për 40 viktima, por bilanci u rrit me kalimin e orëve dhe sipas ushtris së izraelit viktimat ishin agjentë të Hezbollah.

Në agim, sulme të tjera goditën vazhdimisht bastionet e Hezbollahut në periferi jugore të Bejrutit.

Hezbollahu njoftoi se qëlloi me raketa edhe një bazë ushtarake pranë aeroportit Ben Gurion.

Sulmet ndodhën pasi lideri i ri i Hezbollahut, Naim Qassem, tha se nuk besonte se veprimet politike do t’i jepnin fund sulmeve të Izraelit. Megjithatë ai thotë se mund të ketë një rrugë drejt negociatave nëse Izraeli ndalon bombardimet e tij ndaj Libanit.

Përpjekjet diplomatike të SHBA-së për të ndalur luftimet midis Izraelit dhe Hezbollahut, të cilat përfshinin një propozim armëpushimi 60-ditor, dështuan javën e kaluar para zgjedhjeve amerikane.

EMISIONET