Iu nënshtrua dy operacioneve dhe theu mbi 30 kocka, ylli i Marvel-it ia hedh paq

Superheroi i Marvel-it, Hawkeye nuk ka mundur të devijojë një aksident të rëndë ndërkohë që po përpiqej të shpëtontë nipin e tij. Aktori Jeremy Renner pësoi dëmtime të rënda, pasi u përplas me borëpastruesen në kopshtin e shtëpisë së tij.

Iu nënshtrua dy operacioneve dhe theu mbi 30 kocka, ylli i Marvel-it ia

Ylli i Marvel, aktori Jeremy Renner u përfshi në një aksident me një automjet borëpastrues, ndërkohë që po përpiqej të shpëtonte nipin e tij.

Sipas raportit të publikuar nga policia Renner u përpoq të hynte në kabinë në mënyrë që ta ndalonte, por përjekja e tij nuk funksionoi, duke e bërë të goditej nga automjeti duke marrë dëmtime në fytyrë, gjymtyrë dhe kokë.

Ai iu nënshtrua dy operacioneve dhe theu më shumë se 30 kocka në incident.

Sipas raportit të marrë nga CNN, 52-vjeçari po përdorte borëpastruesen për të zhbllokuar makinën e të nipit nga dëbora në shtëpinë e tij në Nevada. Kur automjeti filloi të rrëshqasë anash Renner doli nga borëpastruesja pa ngritur frenat e dorës, e cila filloi të lëviste. Në këtë moment Renner u përpoq të ndalonte borëpastruesen për të shmangur dëmtimin e nipit të tij, por u godit prej saj.

Aktori, i njohur për rolin e superheroit të Marvel-it, Hawkeye i ka mbajtur fansat të përditësuar me procesin e rikuperimit të tij, që nga aksidenti. Si Hawkeye, Renner është shfaqur në filmat e Marvel-it, Thor, Black Widow, Captain America: Civil War dhe Avengers Endgame, si dhe në seritë televizive me të njëjtin emër.

Jo vetëm kaq por role të rëndësishme ai ka patur edhe në filmat The Hurt Locker, Arrival, 28 Weeks Later, American Hustle dhe Mission: Impossible - Ghost Protocol. Renner ka luajtur gjithashtu në "The Bourne Legacy" të vitit 2012 dhe së fundmi bëri një paraqitje të shkurtër në vazhdimin e Knives Out, Glass Onion.

EMISIONET