Italia rikthen testet anti-Covid në aeroporte për udhëtarët nga Kina

Prej disa orësh në rajonin e Lombardisë në Itali e në aeroportet e këtij territori është vendosur kryerja e testeve të detyrueshme anti-Covid për udhëtarët që vijnë nga Kina.

Lajmet shqetësuese që vijnë nga ky vend aziatik e shqetësimi mbi transparencën korrekte të të dhënave të përhapjes së tij, ka cuar autoritetet shëndetësore lombarde të marrin këtë masë paraprake.

Janë me qindra teste molekulare anti-Covid që janë kryer gjatë orëve të fundit në aeroportin e Malpensas së Milanos, ndaj turistëve e udhëtarëve të mbërritur nga Kina.

Rezultati i tyre do të shërbejë për të kuptuar nëse është në qarkullim një variant tjetër i Covid e më i rëndë.

"Rreziku i miliona të infektuarve në Kinë favorizon rrezikun e varianteve të reja të koronavirusit", ka deklaruar për mediat Walter Richard ish këshilltar i ministrisë së Shëndetësisë në qeverinë Draghi e Profesor i fakultetit të Mjekësisë në Universitetin Catolica të Milanos.

"Europa, shton ai, nuk duhet të nënvlerësojë atë c'ka po ndodh në anën tjetër të botës e nuk duhet të bëj të njëjtin gabim të 3 viteve më parë."

EMISIONET