Italia, mes zjarrit dhe ujit/ Gazetarja: Situatën e pazakontë! Moti i paparashikueshëm dhe i rrezikshëm! Ka viktima dhe dëme të mëdha
Prej ditësh Italia është përfshirë në një situatë të vështirë klimatike.
Kjo pasi në kohën kur pjesa më e madhe e Italisë jugore po përballet me një valë të të nxehtit, gjatë natës një stuhi goditi Milanon, ku shembi çatitë dhe shkuli qindra pemë, duke bllokuar rrugët, thyer makinat e parkuara dhe duke ndërprerë transportin mbitokësor të qytetit më të madh financiar italian.
Dy gra humbën jetën dhe një djalë 16-vjeçar u plagos rëndë pasi stuhitë e forta goditën veriun e Italisë gjatë natës, teksa në jugperëndim të vendit, një zjarr i egër në Sicili detyroi mbylljen e përkohshme të aeroportit të Palermos.
Lidhur me këtë situatë absurde të motit, gazetarja Alba Kepi në një raportim nga Italia në studion e lajme në “Ora News” theksoi se Italia duke e ndarë në dy pjesë tashmë.
“Në Veri kemi reshje të forta, rrëbeshe shiu dhe përmbytje që kanë çuar deri në vdekje njerëzore, ndërsa në Jug kemi rekorde temperaturash ytë larta deri në 48 gradë në Sardenja dhe një temperaturë kaq e lartë nuk ishte regjistruar që prej vitit 1977.
Ndërkaq duket se kjo situatë nuk është vlerësuar si duhet nga autoritetet qeverisëse italiane.
Në Itali në 1 milion banorë janë regjistruar 295 viktima nga temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin prej muajsh tashmë.
Sa i përket punës së bërë nga qeveria “Meloni” zyrtarët thonë se gjithçka mund të parandalohej nëse do të kishte një sjellje më të përshtatshme nga ana e qeverisë.
Pra, ka vite që Italia ka shënuar problematika të tilla nga temperatura të larta.
Nbë rajonin e Siçilisë kemi 45 vatra zjarri, po ashtu të shumta janë edhe në rajonin e Kalabrisë, ku zjarret po përhapen me shpejtësi.
Në Palermo kemi mbi 1500 persona të evakuar. Vetëm në mesditën e sotme situata duket disi më e kontrolluar.
Nga ana tjetër, kemi gjithashtu dhe viktima në Breshia, në Lombardi, pra kemi të bëjmë me një situatë të pazakontë. Për herë të parë në qeverinë Italiane kemi një ministër që ka ngritur një ekip teknikësh të cilët po përpiqen të kuptojnë se si mund ta përballojnë këtë situatë të pazakontë me pamje apokaliptike”, u shpreh ndër të tjera gazetarja Alba Kepi.