Italia mban maskat anti-Covid deri me 15 qershor

Italia ka vendosur të zbatojë deri më 15 qershor 2022 masën e përdorimit të maskave anti-Covid në ambientet e mbyllura dhe në mjetet e transportit publik.
Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, ka deklaruar sot se deri më mes të muajit qershor maskat anti-Covid të tipit Ffp2 do të jenë të detyrueshme në mjetet e transportit publik, lokale dhe në udhëtimet e gjata, si dhe në kinema, teatro, e në të gjitha evente e garat sportive që zhvillohen në ambiente të mbyllura.
-
-
Të gjithë sytë nga qielli, çfarë do ndodhë në fundjavë
28 Prill, 17:53
Kreu i shëndetësisë italiane ka informuar se brenda pak orësh do të firmos urdhëresën e re.
Prej datës 1 maj 2022 në Itali nuk do të jetë më i detyrueshëm përdorimi i Green Pass-it, (certifikata jeshile), në ambientet e mbyllura, në vendet e punës, në mjetet e transportit publik, në udhëtime ajrore, detare etj.
Certifikata shëndetësore do të vazhdojë të jetë e detyrueshme në struktura spitalore e në ato të asistencës mjekësore.
Italia vazhdon të shënojë të infektuar e viktima nga Covid e në 24 orët e fundit janë regjistruar 131 viktima më shumë e 69 204 të infektuar.
Aktualisht janë 1.248.806 italianë të infektuar nga Covid 19 e 16.349.788 që nga nisja e pandemisë.
Ndësa numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 163.244 e i të shëruarve 14.937.738.


