Italia “bonus karburanti” prej 200 euro deri në 31 dhjetor 2022 për punonjësit privatë

Italia “bonus karburanti” prej 200 euro deri në 31 dhjetor 2022

Qeveria italiane ka miratuar kuponëve të karburanteve deri në 200 euro për të përballuar ndikimin ekonomik nga rritja e çmimit të karburanteve.

Kuponët mund të paguhen menjëherë, pa pasur nevojë për marrëveshje kontraktuale dhe janë të vlefshme për benzinë, naftë, LPG, metan dhe për rimbushje elektrike.

Punëdhënësit privatë (edhe ata që nuk ushtrojnë veprimtari tregtare) dhe të vetëpunësuarit mund të paguajnë bonusin për aq kohë sa kanë punonjës.

Nga ana tjetër, administratat publike janë të përjashtuara nga masa. Përfituesit përfshijnë vetëm punonjësit, pa asnjë kufi të ardhurash. Stimulimi, i paguar për maksimum 200 euro, është i vlefshëm deri më 31 dhjetor 2022.

Kuponët e karburanteve lëshohen nga punëtorët privatë për punonjësit e tyre për mbushje me karburant si benzinë, naftë, LPG dhe metan.

Për të marrë bonusin nuk kërkohet asnjë aplikim nga punonjësi. Në fakt, është punëdhënësi ai që vendos nëse do ta paguajë dhe me çfarë shume, edhe më pak se 200 euro.

EMISIONET