Itali/ Ish-kryebashkiaku gjendet me fytin e prerë në oborrin e shtëpisë, fqinjët dëgjuan britmat për ndihmë

Itali/ Ish-kryebashkiaku gjendet me fytin e prerë në oborrin e

Ish-kryebashkiaku i bashkisë Corte Palasio dhe gazetari Pierangelo Repanati u sulmua dhe u vra me dy të prera në fyt teksa ujiste kopshtin e shtëpisë së tij.

Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 22:00 mbrëmjen e së hënës.

KTU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Fqinjët dëgjuan britmat dhe thirrjet për ndihmë të 57 vjeçarit. Duke nxituar për të parë se çfarë po ndodhte, ata gjetën trupin e viktimës të shtrirë pranë derës së përparme.

Itali/ Ish-kryebashkiaku gjendet me fytin e prerë në oborrin e

Për arsyen e vrasjes së tij mediat italiane kanë ngritur hipotezën se ajo mund të ketë qenë një grabitje e përfunduar tragjikisht. Repanati ishte një gazetar profesionist.

Ai jetonte vetëm dhe aktualisht punonte si konsulent në një studio në Lodi. Nga viti 2004 deri në vitin 2009 ka qenë kryetar i Bashkisë Lodigiano. Hipotezat e para të hetuesve nuk përjashtojnë që ai të jetë sulmuar pas zbulimit të hajdutëve në shtëpinë e tij.

“Ishte njeri i mirë, jetoi deri para disa kohësh me nënën e tij të moshuar që ndërroi jetë – kujtojnë bashkëqytetarët që u takuan para shtëpisë së tij gjatë natës, të pabesueshëm për atë që kishte ndodhur”. Kohët e fundit ai kishte insistuar që kremtimi i meshës në latinisht të kthehej në abacinë e Abbadia Cerreto, pak kilometra larg vendit ku ai jetonte. Ai ishte shumë besimtar, praktikant katolik," thanë fqinjët e tij.

EMISIONET