Itali, qeveria ul taksën për karburantet

Itali, qeveria ul taksën për karburantet

Italia ka ulur taksën e konsumatorëve për karburantet, në një përpjekje për të mbajtur çmimet nën kontroll, teksa vendi përballet me pasojat e konfliktit në Lindjen e Mesme.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni njoftoi një sërë masash për të luftuar rritjen e çmimeve të karburanteve dhe për të ndihmuar konsumatorët.

Ulja prej 25 centësh euro për litër në akcizën për benzinën, naftën dhe gazin e lëngshëm hyn në fuqi këtë të enjte.

Ndihma është e përkohshme, me projektligjin që fillimisht mbulon një periudhë prej 20 ditësh, me qëllim mbajtjen e kostove të naftës dhe benzinës nën 1.90 € për litër.

Në momentin kur masa u miratua nafta kushtonte rreth 2.10 euro për litër.  Si pjesë e paketës, qeveria planifikon të shpenzojë 608 milionë euro për lehtësime tatimore për të ndihmuar kompanitë e kamionëve të blejnë naftë.

Synimi është të parandalohet një rritje e çmimeve që konsumatorët do e ndjenin direkt te mallrat e konsumit.

Meloni tha se po punon për gjithçka që mundet për të mbrojtur konsumatorët italianë, ndërsa punon edhe për t’i dhënë fund konfliktit në Lindjen e Mesme.

“Karta sociale” e qeverisë për familjet me të ardhura të ulëta gjithashtu do të forcohet nga 500 milionë euro në 630 milionë euro këtë vit për të mbështetur fuqinë blerëse të kësaj kategorie.

EMISIONET