Itali/ Mjeku lokalizoi gabim tumorin dhe i preu penisin pacientit, ai e hedh në gjyq dhe kërkon dëmshpërblim

Itali/ Mjeku lokalizoi gabim tumorin dhe i preu penisin pacientit, ai e hedh

Një burrë i është nënshtruar operacionit të amputimit të penisit për një tumor të dyshuar, i cili, megjithatë, nuk ishte aty.

Ngjarja ka ndodhur në Arezzo, Itali teksa pacienti ka hedhur në gjyq mjekun për tu dëmshpërblyer.

Urologu që e operoi tashmë rrezikon të përfundojë në gjyq, ndërsa pacienti e konsideron veten viktimë të një dëmi shumë të rëndë dhe kërkon dëmshpërblim.

Çështja shëndetësore, siç raporton “Corriere di Arezzo”, është objekt i një dosjeje gjyqësore që do të mbërrijë në sallën e gjyqit të gjyqtarit të Gjykatës së Arezzo-s, Claudio Lara, më 9 mars për seancën paraprake.

Në rrezik ndjekjeje është një mjek tridhjetë vjeçar, i cili më 13 nëntor 2018 kreu operacionin në spitalin San Donato në Arezzo ndaj një burri, të lindur në vitin 1954, i cili ishte ekzaminuar më parë në tetor e tumorr.

Sipas asaj që u rindërtua nga avokatët e pacientit, dyshohej për një patologji tumorale të penisit, e mohuar më vonë nga analizat histologjike "të vonuara" në indet e marra.

EMISIONET