Itali, “Fiat Panda” përfundon në kanal, vdesin tre persona mes tyre një 15 vjeçar

Itali, “Fiat Panda” përfundon në kanal, vdesin tre persona

Tre të vdekur dhe tre të plagosur në gjendje të rëndë është numri i aksidentit rrugor që ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:00 në kryqëzimin e autostradës Ivrea-Santhià.

Aksidenti ka ndodhur në Albianos të Italisë.

Në përplasje janë përfshirë një Fiat Panda dhe një Toyota Yaris. 

Viktimat janë një burrë, një grua dhe një djalë 15-vjeçar: ata ishin të gjithë në bordin e Pandas, e cila përfundoi garën e saj në kanalin në anë të rrugës.

Tre personat që ndodheshin në mjetin Toyota Yaris u plagosën dhe u transportuan në spital në gjendje të rëndë. 

Njëra nga dy makinat ka kaluar në korsi duke përfunduar në korsinë e kundërt dhe duke shkaktuar përplasjen./Ansa/

EMISIONET