Ish-tregtari rus i armëve ftesë Trump: Hajdeni në Rusi dhe drejtoni një rebelim kundër globalistëve

Ish-tregtari rus i armëve dhe anëtar i Partisë Liberale Demokratike Ruse, Viktor Bout, i ka dërguar një telegram ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, duke e ftuar atë në Rusi për të udhëhequr "një rebelim kundër globalistëve".
“Sot i dërgova një telegram ish-presidentit amerikan Donald Trump. Para së gjithash besoj se është në rrezik jeta e tij. Gjyqi që ka filluar në Nju Jork nuk do të përfundojë me faktin se Donald Trump do të dënohet dhe do të humbasë shansin e tij në presidencë”, thotë ai.
Bout thotë gjithashtu se e fton Trumpin në Rusi dhe i ofron mbrojtje dhe azil politik, në mënyrë që të jetë në gjendje të udhëheqë "një rebelim kundër globalistëve dhe të shpëtojë popullin amerikan".
Më parë, Viktor Bout u kthye në Rusi si pjesë e një shkëmbimi të të burgosurve për basketbollisten amerikane Brittney Griner.
Ai u arrestua në Bangkok në vitin 2008 me një urdhër të lëshuar nga një gjykatë lokale me kërkesë të SHBA.
Rusi u akuzua për komplot për t'i dorëzuar armë një grupi rebel të quajtur Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë, të cilësuar si një organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara.
Dy vjet më vonë, Bout u ekstradua në SHBA.
Në prill 2012, ai u dënua me 25 vjet burg dhe gjobë 15 milionë dollarë.
Më 30 mars, Trump u padit nga një juri e madhe në Nju Jork për një pagesë të supozuar ndaj yllit të filmave porno Stormy Daniels, që përfshinte falsifikimin e të dhënave të biznesit të Organizatës Trump.
Trump akuzohet për 34 akuzave të ngritura për falsifikimin e të dhënave të biznesit.
Sipas mediave, çdo akuzë dënohet me deri në katër vjet burg.
Trump u mbajt në paraburgim për rreth dy orë sipas ligjit procedural të SHBA.
Pas lirimit, ai fluturoi nga Nju Jorku në Florida.


