Ish-presidenti Barack Obama, thirrje amerikanëve: Drejtojuni qendrave të votimit

Ish-presidenti amerikan Barack Obama i ka bërë thirrje amerikanëve që t’i drejtohen qendrave të votimit. Në një postim në mediat sociale, Obama tha se zgjedhjet do të jenë të ngushta duke shtuar se në disa shtete, vetëm një grusht votash në çdo zonë mund të vendosë fituesin.
Gjithashtu Obama u bëri thirrje votuesve që të inkurajojnë familjen, fqinjët dhe miqtë e tyre që të votojnë për zëvendëspresidenten aktuale Kamala Harris, kandidaten demokrate dhe kandidatin e saj për zëvendëspresident Tim Walz.
Dy ditë më parë, ish-presidenti ndihmoi demokratët në fazën përfundimtare para zgjedhjeve, duke marrë pjesë në një tubim në Milëaukee, Wisconsin, një nga shtetet kryesore të zgjedhjeve.
