"Iron Man" i jetës reale, prezantohet kostumi fluturues që i lejon ushtarëve të lëvizin në ajër

Krerët e ushtrisë britanike ishin dëshmitarë gjatë demonstrimit të kostumit fluturues, që do t’ju lejoj ushtarëve të lëvizin në ajër nëpër zonat e luftërave me një shpejtësi prej 80 milje në orë.
Richard Browning , themeluesi i Gravity Industries ka prezantuar kostumin e ngjashëm me atë filmit “Iron Man”në Konferencën e Popullit të Ushtrisë në Farnborough këtë mëngjes, 3 nëntor.
Kostumi fluturues, të cilin firma e quan "të parin në botë" ka 5 turbina me gaz dhe është në gjendje të ngrihet deri në lartësinë 3650 metra.
Konferenca u mbajt në aeroportin ndërkombëtar të Farnborough, dhe sipas zëdhënësit të ushtrisë, demonstrimi i kostumit fluturues kishte për qëllim të tregonte potencialin që do të ketë në të ardhmen ushtria britanike.

