Iran ngre tonet ndaj SHBA-së/ Ghalibaf: Jemi gati për çdo agresion

Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, ka thënë se forcat e armatosura të vendit janë të gatshme të reagojnë ndaj çdo veprimi që Teherani e konsideron agresion.
Deklarata e tij vjen pas rritjes së tensioneve mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, në një kohë kur Presidenti amerikan Donald Trump ka ashpërsuar qëndrimet ndaj Teheranit dhe ka lënë të hapur mundësinë e veprimeve ushtarake.
Ghalibaf reagoi gjithashtu pas refuzimit nga ana e Iranit të një propozimi amerikan për përfundimin e konfliktit, duke thënë se vendimet e gabuara do të sjellin pasoja të gabuara dhe se vendi është i përgatitur për çdo skenar.
Ai shtoi se forcat iraniane janë në gatishmëri të plotë dhe se çdo sulm do të marrë përgjigje të menjëhershme, ndërsa situata mbetet e tensionuar mes palëve.

