Interpol, Europol dhe Eurojust bashkojnë forcat/ Ekzekutohen 83 masa sigurie, mes tyre trafikantë droge shqiptarë
Operacioni i përbashkët mes Interpol-it, Europol-it dhe Eurojust – bashkë me ndihmën e Shërbimit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor – kanë çuar në ekzekutimin në Itali, Shqipëri, Spanjë, Gjermani dhe Holandë të 83 masave të sigurisë. Urdhër-arrestet u lëshuan nga Prokuroria Anti-Mafia e Firences.
Operacioni është në zhvillim e sipër për goditjen e një organizatë të trafikut ndërkombëtar të drogës në Itali, Shqipëri dhe Bashkimin Europian.
Drogat e trafikuara janë kokainë, heroinë, MDMA, hashash dhe marijuanë.
Operacioni është ndërkombëtar me disa shtete të përfshira, Shqipëri, Itali, Spanjë, Holandë.
Droga kryesisht sigurohej apo trafikohej në këto vende.
Prokurorët e këtyre vendeve janë përfshirë në hetime.
Janë zbuluar gjatë hetimeve bunker për fshehjen e lëndëve narkotike.
Kokainë, heroinë, hashash e mariuanë trafikohej droga. Operacioni është kryer edhe në Shqipëri.
Janë sekuestruar në Shqipëri mbi 100 llogari bankare.


