Inflacioni 10.1 % shkund qeverinë britanike, më i larti në 40 vitet e fundit
Inflacioni në Britani ka kapur kuotat më të larta në 40 vitet e fundit. Çmimet e ushqimeve – mishi, qumështi dhe vezët – kanë pësuar rritje të ndjeshme, çka ka bërë që sondazhet të nxjerrin në pah se qytetarët janë të frikësuar për rritjen e kostos së jetesës. Qeveria po bën gati paketa miliarda paund për të përballuar këtë krizë.

Vetëm pak ditë sapo është ulur në karrigen e kryeministres, dhe Liz Trussit në Londër i duhet të përballet me një nga krizat më të forta ekonomike të dekadës së fundit.
Çmimet e larta si pasojë e inflacionit prej luftës në Ukrainë dhe pandemisë më herët, janë bërë shqetësimi kryesor për shumicën e britanikëve.
Inflacioni ka arritur në kuotat e 10.1 %, më e larta në 40 vjetët e fundit, ndërsa çmimet e ushqimeve kanë pësuar rritje të madhe.
Ekonomistët dhe financierët janë bërë bashkë për t’i dhënë zgjidhje krizës, por situata është tejet e ndërlikuar. Rritja e kostos së ushqimeve kryesore si qumështi, gjalpi, djathi, mishi dhe buka ka skuar deri në 42 për qind krahasuar me më herët.
Sipas ekonomistëve, miliona britanikë tani paguajnë në mënyrë rutinore 20 euro më shumë për dy litra qumësht, 30 euro më shumë për një pako makarona, 30 euro më shumë për gjashtë vezë.
Faturar e energjisë po rriten gjithashtu, ndërsa ekspertët besojnë se deri në fund të vitit familja mesatare do të ketë shpenzuar rreth 400 £ më shumë se 2021.
Qeveria ndërkaq po bëhet gati për të paraqitur paketat e ndihmës për qytetarët që të ndihet sa më pak barra e rritjes së kostos së jetesës.
