Incident në një qendër tregtare, një burrë q*llon veten, lëndohet një vajzë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Qershor 2025, 07:04

Një burrë u vra dhe një vajzë u plagos në një incident me të shtëna të dielën pasdite në një qendër tregtare në Carlow të Irlandës.
Provat e para tregojnë se burri qëlloi veten me armë zjarri.
Vajza u plagos në këmbë ndërsa njerëzit u përpoqën të largoheshin nga vendi i ngjarjes. Ajo mori ndihmën e parë në vend dhe nuk pati nevojë për trajtim në spital.
Një ekip për çaktivizimin e bombave nxitoi në vendngjarje si masë paraprake, raporton Sky News, ndërsa qendra tregtare u evakuua.

