Ikonë e botës së egër/ Vritet nga barinjtë Massai Loonkito, luani më i vjetër në Afrikë
Një luan kenian që besohet se ka qenë më i vjetri në botë në natyrë të egër u vra të premten nga Barinjtë Masai një një park të famshëm në Kenia! I quajtur Loonkito, luani konsiderohej ikonë e botës së egër.
Loonkito, një luan mashkull ikonik 19-vjeçar, u vra me shtizë nga luftëtarët Maasai pasi u fut në një strehë bagëtish në periferi të Parkut Kombëtar të famshëm Amboseli, bëri të ditur një zëdhënës i Shërbimit të kafshëve të Egra në Kenia!
"Ishte një luan i vjetër që kishte probleme... Vajti për të gjuajtur dhe ra vetë pre tha Ai për agjensive AFP
"Një luan normal do të shkonte për kafshë të egra brenda parkutm, shtoi Ai.
Luanët afrikanë zakonisht kanë një jetëgjatësi deri në 18 vjet të lirë në territory të egër sipas grupit për mbrojtjen e kafshëve Cats for Africa.
Shërbimi për Kafshët e Egra në Kenia në vitin 2021 përshkroi Loonkito si një "luftëtar legjendar “që kishte mbrojtur territorin e tij për më shumë se një dekadë.
Luani ikonik konsiderohej si "një simbol i qëndrueshmërisë dhe bashkëjetesës".
“Ishte luani mashkull më i vjetër në ekosistemin tonë dhe ndoshta në Afrikë”, tha organizata jofitimprurëse në Facebook.
Raportet për kafshët e egra që vriten në habitatet njerëzore në Kenia janë shtuar vitet e fundit pasi kafshët janë nën presion në rritje nga qytetet që zgjerohen në migrimin e lashtë dhe terrenet e gjuetisë.
Kenia ka rreth 2,500 luanë, sipas regjistrimit të parë kombëtar të kafshëve të egra të vendit të kryer në 2021.