Identifikohet 31-vjeçari i gjetur i vdekur në Itali, arrestohen dy rumunë si të dyshuar për krimin

Identifikohet 31-vjeçari i gjetur i vdekur në Itali, arrestohen dy

Pas disa orë hetimi, autoritetet italiane kanë mundur të identifikojnë viktimën e gjetur në një rrugë të qytezës Artena, në provincën romane.

Ai është shqiptari Fatjon Bylyshi 31 vjeç, banues po në Artena.

Shqiptari u gjet në darkën e së dielës, në një pellg gjaku në lagjen Macera të Artenës. e pa asnjë dokument identifikues me vete, gjë që ka kërkuar orë hetimesh për ta zbardhur emrin e tij.

Në trup kishte një plagë të vetme e të thellë thike në fyt, që i ka shkaktuar vdekjen.

Ka qenë një kalimtar i rastit që është hasur me trupin e tij të pajetë në mes të rrugës e ka informuar forcat e policisë.

Autoritet policore italiane kanë mundur brenda 24 orësh kanë arrestuar dhe dy persona të dyshuar si autorët e këtij krimi. Janë dy emigrantë me kombësi rumune A.J 27 vjeç e S.V 30 vjeçe. Në pyetje janë marrë dhe disa persona të tjerë.

Për momentin është zbardhur se dinamika e ngjarjes është zhvilluar me kulmimin e një sherri i konsumuar më pas në vrasje.

Hetuesit italianë janë mjaft të kujdesshëm në zbardhjen e detajeve e ende nuk dihet motivi i këtij akti të dhunshëm kriminal.

Hetuesit po punojnë për të kuptuar nëse shqiptari është vrarë në një banesë aty pranë e më pas trupi i tij është nxjerrë në rrugë, apo pas plagosjes në fyt ka tentuar të largohet e ka ndërruar jetë në rrugë  nga plaga e thellë në fyt.

Hetimet vazhdojnë.

EMISIONET