IA “lundron” e lirë/ Bllokohet projektligji që rriste kontrollin në Kaliforni

Në një përpjekje për të kontrolluar inteligjencën artificiale, Senatori Scott Wiener propozoi një projektligj së cilit ju vu veto nga Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom. Si shtëpia e shumë prej kompanive më të mëdha dhe më të avancuara në botë të AI, Kalifornia duket se nuk do të përfshijë në rregulloret e tyre kontroll të shtuar ndaj tyre, e për rrjedhojë as përtej kufijve amerikanë.
Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, ka bllokuar një projektligj për sigurinë ndaj inteligjencës artificiale, i cili ishte përballur me kundërshtime të forta nga kompanitë.
Legjislacioni i propozuar do të ishte imponuar në disa nga rregulloret për AI në Shtetet e bashkuara të amerikës, duke iu nënshtruar testit të sigurisë, por me sa duket kjo nuk do të ndodhë.
Senatori Scott Wiener, i cili ishte autor i projektligjit, tha se vetoja lejon kompanitë të vazhdojnë të zhvillojnë një "teknologji jashtëzakonisht të fuqishme" pa ndonjë mbikëqyrje nga qeveria.
Kjo do t'i lejonte organizatat të izolonin dhe të çaktivizonin në mënyrë efektive një sistem AI nëse ai do të përbentë një kërcënim.
Megjithatë Newsom njoftoi planet për të mbrojtur publikun nga rreziqet e AI dhe u kërkoi ekspertëve kryesorë të ndihmojnë në zhvillimin e masave mbrojtëse për teknologjinë.
Gjatë javëve të fundit, Newsom ka nënshkruar gjithashtu 17 projektligje, duke përfshirë legjislacionin që synon goditjen e dezinformatave dhe të ashtuquajturat falsifikime, përfshirë imazhe, video ose përmbajtje audio të krijuara duke përdorur AI.
Kalifornia është shtëpia e shumë prej kompanive më të mëdha dhe më të avancuara në botë të AI, duke përfshirë krijuesin e ChatGPT, OpenAI.
Roli i shtetit si qendër për shumë prej firmave më të mëdha të teknologjisë në botë do të thotë se çdo projektligj që rregullon sektorin do të ketë një ndikim të madh kombëtar dhe global në industri.

