I vihet flaka makinës së diplomates italiane në Athinë, në automjetin ngjitur u gjet bombë molotov

I vihet flaka makinës së diplomates italiane në Athinë,

Makinës së Këshilltares së parë të Ambasadës Italiane në Athinë Susanna Schlein i është vënë flaka dhe është shkatërruar plotësisht pas një shpërthimi.

Atentati ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të 2 dhjetorit bën të ditur policia e Athinës.

Ministri i jashtëm Antonio Tajani sot udhëton në Athinë për t'u takuar me Mitsotakis. Ndërkohë kryeministrja Giorgia Meloni në një komunikim publik shprehu "solidaritet e shqetësimin e madh mbi çfarë ka ndodhur".

"I shpreh afërsinë time personale dhe të qeverisë italiane Këshilltares së Parë të Ambasadës Italiane në Athinë, Susanna Schlein, dhe shqetësimin tim të thellë për sulmin që e goditi, ndoshta me origjinë anarkiste. Unë po e ndjek me vëmendjen më të madhe ngjarjen, edhe nëpërmjet ministrit të Jashtëm Antonio Tajani, i cili po viziton sot Athinën," tha Meloni.

Media greke Zouglas ka publikuar dhe pamjet nga momenti i mbërritjes së zjarrfikësve në zonë.

Në vendngjarje autoritetet e policisë shkencore po hetojnë mbi çfarë ka ndodhur.

Në automjetin pranë makinës së diplomates italiane është gjetur një bombë molotov.

I vihet flaka makinës së diplomates italiane në Athinë,

EMISIONET