I prenë penisin por tumori nuk ishte aty, pacienti kërkon dëmshpërblim

I prenë penisin por tumori nuk ishte aty, pacienti kërkon

Në Arezzo, një burrë iu nënshtrua operacionit të amputimit të penisit për një tumor të dyshuar që, megjithatë, nuk ishte aty.

Për këtë arsye, urologu që operoi tashmë rrezikon të përfundojë në gjyq, ndërsa pacienti e konsideron veten viktimë të një dëmi shumë të rëndë dhe kërkon dëmshpërblim.

Çështja shëndetësore, siç raporton “Corriere di Arezzo”, është objekt i një dosjeje gjyqësore që do të mbërrijë në sallën e gjyqit të gjyqtarit të Gjykatës së Arezzo-s, Claudio Lara, më 9 mars për seancën paraprake.

Në rrezik gjyqi është një mjek tridhjetë vjeçar i cili më 13 nëntor 2018 kreu operacionin shkatërrues  në spitalin San Donato në Arezzo të një burri të lindur në vitin 1954, i cili ishte ekzaminuar më parë në muajin tetor.

Sipas asaj që u rindërtua nga avokatët e pacientit, dyshohej për një patologji tumorale të penisit, e mohuar më vonë nga analizat histologjike "të vonuara" në indet e marra.

EMISIONET