Tërmeti në Afganistan: Talibanët bëjnë thirrje për ndihmë ndërkombëtare

Tërmeti në Afganistan: Talibanët bëjnë thirrje për

Talibanët në Afganistan kanë bërë thirrje për mbështetje ndërkombëtare, pasi vendi po përballet me pasojat e një tërmeti shkatërrues me magnitudë 6.1 ballë.

Më shumë se 1,000 njerëz kanë vdekur dhe të paktën 1,500 janë plagosur, tha një zyrtar lokal. Provinca Paktika në juglindje ka qenë më e prekura.

OKB-ja po përpiqet të sigurojë strehim urgjent dhe ndihmë ushqimore. Përpjekjet e shpëtimit po pengohen nga reshjet e dendura të shiut dhe breshrit.

Tërmeti më vdekjeprurës që goditi vendin në dy dekada është një sfidë e madhe për talibanët, lëvizjen islamike e cila rifitoi pushtetin vitin e kaluar pas rënies së qeverisë së mbështetur nga perëndimi.

Tërmeti goditi rreth 44 km (27 milje) nga qyteti i Khost dhe lëkundjet u ndjenë deri në Pakistan dhe Indi. Dëshmitarët raportuan se e ndjenë tërmetin si në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, ashtu edhe në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad.

“Qeveria po punon brenda mundësive të saj”, shkroi në Twitter Anas Haqqani, një zyrtar i lartë i talebanëve. "Ne shpresojmë që Komuniteti Ndërkombëtar dhe agjencitë e ndihmës do të ndihmojnë gjithashtu njerëzit tanë në këtë situatë të rëndë."

Numri i njerëzve të ngecur nën rrënoja nuk dihet. Punonjësit e shëndetësisë dhe të ndihmës kanë thënë se operacioni i shpëtimit është veçanërisht i vështirë për shkak të shiut të dendur.

EMISIONET