Atentati ndaj shkrimtarit rus pro-luftës, arrestohet një i dyshuar
Një burrë u arrestua nga policia në rajonin e Nizhny Novgorod të Rusisë sepse dyshohet se " mund të ketë qenë i përfshirë në shpërthimin e makinës me të cilën po udhëtonte" shkrimtari nacionalist pro-Kremlinit Zakhar Prilepin.
Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Brendshme ruse, e cituar nga agjencia e lajmeve RIA Novosti.
Sipas agjencive ruse të lajmeve, shoferi i Prilepin u vra, ndërsa shkrimtari mbështës i luftës u plagos.
Agjencia e lajmeve Ria ende raporton se Komiteti Hetimor Rus ka nisur një hetim penal për"akt terrorist".
Këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak ka akuzuar vetë rusët se qëndrojnë pas atentatit ndaj Zakhar Prilepin.
“Moloch (perëndia të cilit i ofroheshin flijimet njerëzore) është gjithmonë i parashikueshëm. Ai nuk ndalet kurrë së përtypuri. Fillimisht ha armiqtë e tij, pastaj ha njerëz të rastësishëm dhe në fund ha të vetat.Për të zgjatur agoninë e "klanit të Putinit" dhe për të ruajtur "kontrollin total" iluzion, makina represive ruse përshpejton ritmin e saj dhe rrethon të gjithë, duke përfshirë (për një ëmbëlsirë veçanërisht të shijshme) aktivistët Z dhe V.Në prag të kolapsit, Moska do të jetë jashtëzakonisht e zymtë”, shkroi ai në Twitter.