Krimi makabër në Itali/ Trupi i të moshuarit shqiptar prej një jave nën ujë. U gjet i copëtuar në 4 thasë të zinj

Krimi makabër në Itali/ Trupi i të moshuarit shqiptar prej

Rezultonte i zhdukur prej më shumë se një jave, por familja, gruaja e dy fëmijët denoncuan mungesën e tij vetëm pak orë më parë e pas gjetjes së një trupi të gjymtuar në afërsi të zonës ku ata jetojnë.

Trupi i gjymtuar pjesë - pjesë e i hedhur në lum i përket një emigranti pensionisti shqiptar që në Itali kishte punuar si murator.

Hetim për vrasje makabre, dinamika e motivi i vdekjes, është pista kryesore ku Prokuroria e Rovigos ka nisur punën për të zbardhur ngjarjen e trupit të gjymëtuar e të gjetur pjesë pjesë të 72 vjeçarit shqiptari Shefki Kurti në lumin Adigeto.

Lindur më 7 gusht 1950 në Durrës, i martuar, me dy fëmijë mbi 30 vjeçarë, me profesionin murator e tashmë pensionist, Shefki Kurti jetonte prej disa vitesh në Itali, në komunën Badia Polesine në provincën e Robigos.

U deshën 5 ditë për identifikimin e emrit të shqiptarit pas gjetjes së pjesëve të trupit të tij të gjymtuara, të mbyllura në thasë mbetjesh urbane e të hedhura në lumë.

Në mëngjesin e 28 korrikut, personeli që merret me bonifikimin e Adigeto, gjeti në kanalin e lumit këmbën e majtë e pak orë më vonë të së njëjtës ditë, mbyllur në katër thasë të zinj, u gjetën trupi, koka e krahët. Më 31 korrik u gjet dhe këmba e djathtë e vetëm pak orë më parë është mundur të konfirmohet identitetit i trupit të gjymtuar.

Hetimet e para të mjekut ligjor kanë zbardhur se trupi i shqiptarit Shefki Kujrti ndodhej prej gati një jave në ujë. Autoritet shpresojnë që autopsia do të mund të zbardh shkakun e vdekjes së tij para se trupi të gjymtohej e të hidhej në lumë.

I larguar prej ditësh nga shtëpia.

Hetimet e para të policisë së Rovigos kanë zbardhur se shqiptari Shefki Kurti ishte larguar nga banesa ku jetonte me bashkëshorten prej më shumë se një jave por familja e tij bashkëshortja e fëmijët kanë denoncuar zhdukjen e tij vetëm më datë 1 gusht 2022.

Ende nuk dihen motivet e largimit të tij nga shtëpia e nëse ka qënë një gjest i vulllnetëshëm.

Të gjitha pistat e hetimit mbeten të hapura e Autoritetet policore kanë lançuar apelin se  kushdo që di diçka më shumë mbi jetën e pensionistit shqiptar në Itali, të kontaktoj me ta për të ndihmuar hetimet.

Ndërsa priten rezultatet e autopsisë, mbi shkakun e parë të vdekjes së shqiptarit, para gjymtimit e hedhjes së trupit në ujë, pyetja tjetër që pret përgjigje është se kush e vrau emigrantin pensionsit e pse?

EMISIONET