Shoferi shkakton një "fushëbetejë" : Përplas mbi 30 makina, disa shpërthejnë në flakë. Dëmton dhe një ndërtesë/ VIDEO
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shkurt 2022, 00:49

Shoferi i dehur i një kamioni ka përplasur mbi 30 makina si dhe ka dëmtuar një ndërtesë. Disa prej makinave të përplasur shpërthyen në flakë.
Tre persona mes tyre dhe shoferi mbeti i plagosur. Policia arrestoi drejtuesin pas aksidentit të ndodhur të martën në mbrëmje në qytetin Fuerth të Bavarisë. Një zëdhënës i policisë tha se “ai ishte ndaluar pasi ishte shumë i dehur.
Një banor tha se rruga ngjan me një "fushëbetejë”
