Huthit bombardojnë izraelin/ Grupi mori përgjegjësinë për sulmin në Tel Aviv, rriten tensionet
Tensionet mes Izraelit dhe grubit Huthi janë në rritje, teksa këta të fundit kanë pranuar autorësinë e sulmit me dronë mëngjesin e kësaj të premtje. Ndërsa konflikti në Gaza duket se është zgjeruar që nga fillimi tetorin e shkuar, Gjykata e Lartë e OKB pritet të dalë me një vendim për cështjen e genocidit.

Rebelët Huthi të Jemenit kanë marrë përgjegjësinë për sulmin me dronë në qendër të Tel Avivit, në orët e para të së premtes, duke lënë të vrarë një person dhe duke plagosur disa të tjerë, ka thënë ushtria izraelite.
Shpërthimi, i cili nuk ka aktivizuar alarmet e mbrojtjes ajrore, ka ndodhur disa orë pasi ushtria izraelite e ka konfirmuar se e ka vrarë një komandant të lartë të milicisë së Hezbollahut, në jug të Libanit.
Si Hezbollahu, ashtu edhe rebelët Huthi, përkrahen prej Iranit.
Sulmi në Tel Aviv pritet të rrisë shqetësimet për mundësinë e përhapjes së luftës në Gazë, pasi rebelët Huthi dhe rrjetëzime të tjera iraniane janë me Hamasin, grupin palestinez që është shpallur grup terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.
Një zëdhënës i grupit Huthi, ka thënë se kanë sulmuar Tel Avivin me dronë dhe do të vazhdojë të shënjestrojë Izraelin, në shenjë solidarizimi me palestinezët, për shkak të luftës.
Izraeli ka shkëmbyer raketa me Hezbollahun në Liban pothuajse në baza ditore.
Lufta e nisur më 7 tetor të vitit të kaluar është nxitur nga Hamasit, që ka kryer sulme në jug të Izraelit, duke lënë të vrarë mbi 1 mijë e 200 izraelitë dhe duke marrë peng rreth 240 të tjerë.
Rreth 116 pengje besohet se janë ende në Gaza, përfshirë 42 që ushtria izraelite beson se janë të vrarë.
Izraeli, më pas, ka nisur fushatë në Gazë për të shkatërruar Hamasin.
Si pasojë e ofensivës tokësore dhe ajrore në atë rajon janë vrarë më shumë se 38 mijë palestinezë, raportojnë autoritetet shëndetësore palestineze.
Ndërkaq, Gjykata e Lartë e OKB pritet të jap një vendim për sa I përket akuzave për genocide që rëndojnë mbi qeverinë e Tel Avivit

