Historia “Obama” nuk do përsëritet/ Senatori Tim Scott tërhiqet nga presidencialet në SHBA
Tim Scott, është kandidati i radhës që heq dorë nga gara për presidencialet e vitit 2024 në SHBA. Ai shpresonte të bëhej afro amerikani i parë që garon si kandidat i republikanëve

Tim Scott, i vetmi afrikano amerikan që synonte Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet presidenciale të 2024 është tërhequr nga gara për shkak të mbështetjes së ulët!
Senatori republikan nga Karolina e Jugut ka shpjeguar në një intervistë për Fox Neës se e ka ndjerë përmes votuesve se duhet të tërhiqet.
"Unë mendoj se votuesit, të cilët janë njerëzit më të jashtzakonshëm në planet, e kanë pasur vërtet të qartë se po më thonë: "Jo tani Tim", u shpreh ai.
Scott është i vetmi njeri me ngjyrë që ka shërbyer në të dy dhomat e Kongresit, dhe po shpresonte të bëhej kandidati i parë afrikano-amerikan që siguron nominimin republican
Pasi hyri në garë në maj për nominimin republikan, Scott, u paraqit si një kandidat thellësisht konservator që mund të bënte një punë më të mirë për të shëruar ndarjet politike të SHBA-së sesa Trump ose guvernatori i Floridës, Ron DeSantis.
Por edhe pse fillimisht ishte shumë mirë i financuar, nuk arriti të kishte një ndikim të dukshëm në sondazhe sipas të cilave mori vetëm 4% të mbështetjes së votuesve, duke kapur vendin e pestë në garën republikane.
Vendimi për t’u tërhequr nga gara vjen vetëm dy muaj para fillimit të sezonit presidencial në Ioëa.
58-vjeçari nuk ka mbështetur asnjë nga kandidatët e mbetur dhe ka përjashtuar mundësinë e kandidimit për nënkryetar.
Megjithatë, mediat kanë publikuar se ish-presidenti Donald Trump ka një epërsi komanduese ndaj rivalëve republikanë në sondazhet e opinionit.



