Historia e çiftit indian. Njëri i mbijetoi luftës, tjetri një rrëmbimi në det

Një çift indian më në fund janë ribashkuar në shtëpinë e tyre në shtetin jugor të Kerala, pasi kanë kaluar dy konflikte ndërkombëtare gjatë katër muajve të fundit.
Akhil Reghu, 26 vjeç, ishte në mesin e shtatë marinarëve indianë që u kapën pasi rebelët Houthi rrëmbyen një anije civile mallrash në Detin e Kuq në janar të këtij viti.
Ndërsa gruaja e tij Jithina Jayakumar, 23 vjeç, e cila studionte mjekësi në Ukrainë u përball me një tjetër provë, luftën në Ukrainë. Asaj iu desh të largohej nga vendi për të shpëtuar jetën.
Reghu dhe mercenarët e tjerë u liruan javën e kaluar pasi kaluan 112 ditë në Jemen.
Tani, Jayakumar dhe Reghu janë kthyer në distriktin Kochi të Keralas dhe po jetojnë bashk pasi kanë arritur t'iu shpëtojnë këtyre situatave.
