Hëna “rozë” e prillit, ja kur mund ta shihni fenomenin e rrallë

Hëna “rozë” e prillit, ja kur mund ta shihni fenomenin e

Këtë fundjavë do të mund të shihni një fenomen të rrallë, hënën “rozë”. Është quajtur kështu për shkak të kohës së saj afër sezonit të çeljes së luleve. Në të vërtetë, ngjyra e Hënës, e cila do të shkëlqejë më shumë sesa zakonisht duke qenë e plotë, nuk do të ndryshojë, por emërtimi i saj vjen nga fiset e indianëve të Amerikës, që u vinin emra hënave të plota gjatë vitit si një mënyrë për të matur kohën.

Këtë fundjavë do të mund të shihni një fenomen të rrallë, hënën “rozë”. Është quajtur kështu për shkak të kohës së saj afër sezonit të çeljes së luleve. Hëna e plotë do të jetë plotësisht e dukshme nga Toka në mbrëmjen e 16 prillit.

Në të vërtetë, ngjyra e Hënës, e cila do të shkëlqejë më shumë sesa zakonisht duke qenë e plotë, nuk do të ndryshojë, por emërtimi i saj vjen nga fiset e indianëve të Amerikës, që u vinin emra hënave të plota gjatë vitit si një mënyrë për të matur kohën.

Në kalendarin liturgjik të krishterë quhet hëna e Pashkës, sepse është hëna e plotë para Pashkës. Popullsitë Hindu festojnë lindjen e Hanuman-t në Indi në një festival të quajtur “Hanuman Jayanti”.

Hëna rozë përkujton edhe vizitën e Budës në vendin ishull të Sri lankës, ku ai parandaloi një luftë duke zgjidhur një mosmarrëveshje midis krerëve.

Ndryshe nga dy vitet e fundit, hëna rozë e këtij prilli nuk do të jetë një super-hënë. Megjithatë, ajo ende vjen me folklorin e vet. Sipas "The Old Farmer's Almanac", "Hëna e plotë në prill sjell ngrica. Nëse hëna e plotë ngrihet e zbehtë, prisni shi."

Astrologu Richard Nolle shpiku këtë term në 1979 dhe përdoret për t’ju referuar një hëne të re ose të plotë që është më afër Tokës.

Pas hënës rozë, ka edhe tetë ngjarje të hënës së plotë që do të vijnë në vitin 2022, me dy prej tyre që cilësohen si super-hëna.

EMISIONET