Hegseth: A*mëpushimi nuk ka përfunduar, por përplasjet me Iranin vazhdojnë në terren

Shefi i Pentagonit Pete Hegseth ka bërë të ditur se situata mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara nuk ka dalë nga armëpushimi, pavarësisht shkëmbimeve të zjarrit në Ngushticën e Hormuzit.
Ai ka thënë gjatë një konference për shtyp se armëpushimi vijon dhe se përplasjet e para ishin të pritshme në këtë fazë të tensioneve.
Sipas tij, këto incidente nuk e prishin marrëveshjen aktuale dhe situata mbetet nën kontroll, edhe pse në terren janë shënuar përplasje të kufizuara.
Kreu i Shtabit të Përbashkët të Forcave të Armatosura, Dan Caine, ka bërë të ditur se Irani ka kryer më shumë se 10 sulme ndaj forcave amerikane që nga shpallja e armëpushimit, por këto nuk janë konsideruar si shkak për rifillim të luftimeve në shkallë të gjerë.
Ndërkohë, komandanti i Komandës Qendrore të SHBA-së, Brad Cooper, ka njoftuar se janë shkatërruar gjashtë anije të vogla në Ngushticën e Hormuzit gjatë operacioneve të fundit.


