Hasani: Britania po përgatitet të dërgojë në Ruanda rreth 200 azilkërkues, ja kur nisin fluturimet e para

Avokati, Naim Hasani në një intervistë në Ora News u shpreh se qeveria e Britanisë ka ndërmarrë një operacion për të dërguar të paktën 200 azilkërkues në Ruanda.

Hasani: Padyshim ata që janë më të surprizuar faktikisht në këto momente janë Partia Konservatore dhe deputetët e kryeministrit Rishi Sunak, i cili në një takim surprizë të thirrur sot në mëngjes me kabinetin qeveritar në orën 16:15, mesa duket ka njoftuar kabinetin përfshirë këtu edhe Cameroon i cili ndodhej në Shqipëri për një vizitë zyrtare.

Ka njoftuar se zgjedhjet palamentare në Britani të mbahen sic e kishte premtuar përpara në gjysmën e dytë të vitit, me datën 4 korrik të 2024.

Në këto momente që po flasim po bëhet gati podiumi që kryeministri Sunak ti drejtohet me një mesazh kombit britanik ku të shpallë zyrtarisht që zgjedhjet parlamentare në Britani do mbahen me 4 korrik 2024.

Dy javë përpara qeveria britanike ka ndërmarrë një operacion për përgatitjen për ti dërguar në Ruandë të paktën 200 azilkërkues ku kërkesat e tyre për azil do të quhen të papranueshme.

Qeveria ka menduar se nga fundi I qershorit ose nga fillimi I korrikut të kenë fluturimet e para drejt Ruandës.

Hasani: Britania po përgatitet të dërgojë në Ruanda

EMISIONET