"Haribo”: Kanabisi i gjetur në prodhimet tona nuk është pjesë e procesit të prodhimit

Gjurmët e kanabisit të gjetura brenda paketave të karameleve ”Haribo” në Holandë nuk vinin nga procesi i prodhimit, tha prodhuesi i ëmbëlsirave.
Në fund të majit, Haribo tërhoqi paketat e ëmbëlsirave në Holandë, Belgjikë dhe Luksemburg, pasi disa prej tyre u gjetën të përmbanin gjurmë kanabisi.
Organizimi i sigurisë ushqimore në Holandë (NVWA) tha se tre pako 1 kilogramëshe Haribo u gjetën të kontaminuara.
”Hetimi ynëvdhe testet e laboratorit zbuluan se kanabisi nuk kishte hyrë në produkt gjatë prodhimit”, sqaroi kompania Haribo.
“Jemi të kënaqur të konfirmojmë se rezultatet e këtyre testeve janë të gjitha negative dhe nuk ka shenja kontaminimi. Hetimet tona të brendshme tregojnë gjithashtu se nuk kishte parregullsi në proceset tona të prodhimit”, theksoi një zëdhënës i Haribo-s.
Haribo po punon ende ngushtë me autoritetet për të përcaktuar se si kanabisi mund të kishte hyrë në ëmbëlsira.
NVWA kishte paralajmëruar gjithashtu se konsumimi i shisheve të kola-s së prekur mund të çonte në probleme shëndetësore, përfshirë marramendje.
Disa njerëz, përfshirë fëmijë, ishin ankuar se nuk ndiheshin mirë. Dy fëmijë u trajtuan në spital dhe njëri ishte përkohësisht në koma.

