Hajdini: Trump e quajti Putinin të çm*ndur, Rusia synon të marrë sa më shumë territore

Hajdini: Trump e quajti Putinin të çm*ndur, Rusia synon të

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Ora News" ishte Dr. Prof. Asoc. Ilir Hajdini analizoi zhvillimet gjeopolitike mes SHBA-së dhe Rusisë, duke theksuar se Donald Trump ka bërë një kthesë taktike në qëndrimin e tij ndaj presidentit Putin, të cilin e cilësoi “të çmendur”, ndërsa Rusia, sipas tij, synon të zgjerohet territorialisht si pasojë e ftesës së Ukrainës për në NATO.

"Tani e kemi parë një kthesë taktike në qëllimet e tij negocuiese me Rusinë të presidentit Donald Trump, i cili e quajti Putinin të çmendur. 

Sfida është që të dyja shtetet aktualisht kanë qëllime apo objektiva të ndryshme.

Rusia tani meqënëse gjendet në mes të luftës e cila sipas Rusëve është tërhequr apo është shtyrë drejt luftës nga se Ukraina u ftua që ti bashkohet apo që të bëhet kandidat për anëtarësim në aleancën veri atlantike të NATO-s dhe si rezultat i saj Rusia mendon se u shty që të shkoj drejt kësaj lufte dhe qëllimi i tyre është që të marrin sa më tepër territore", u shpreh Hajdini.

EMISIONET