Gruaja lind në një pikë karburanti, i vijnë në ndihmë dy policë

Gruaja lind në një pikë karburanti, i vijnë në

Një grua rreth të 30-ave në Los Anxheles ka sjellë në jetë fëmijën e saj në një pikë karburanti me ndihmën e policisë.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se dy oficerët e LAPD-së e ndihmuan gruan të lindte një djalë të shëndetshëm të cilin më pas e transportuan në spital.

Mësohet se gruaja e cila ka qenë në një pikë karburanti është dëgjuar duke bërtitur nga një oficer policie, i cili i është afruar dhe e ka pyetur se çfarë ka.

Oficeri i LAPD-së Juan Sierra e ka pyetur gruan  'A po lind një fëmijë?' para se të thoshte 'O Zot, ajo po lind' e më pas ka thirrur kolegët për ndihmë.

Të dy policët e kanë ndihmuar gruan të lindë djalin ndërkohë pas lindjes më pas ka ardhur ambulanca e cila ka marrë gruan dhe foshnjen e porsalindur.

 

 

 

EMISIONET